Qysh Me Dite Se a eshte Ajo e interesuar ne ty?

Jeni duke vrapuar pas një femre me javë, ndoshta edhe me muaj. Ju thërret shumë rrallë, flirton me meshkuj tjerë, por ju vazhdoni të shpresoni se një ditë gjerat do të ndryshohen. Si ta dini momentin kur ju duhet ta ngrini flamurin e bardhë?

5 shenjat e mëposhtme janë shenja të qarta se ajo nuk është e interesuar në ju. Këto shenja ju tregojnë se a mund të vazhdoni të vraponi pas saj apo ka ardhur koha të largoheni me dinjitet të ruajtur.

1. Ajo thotë se nuk është e gatshme për lidhje
Ah, formë klasike e shmangies; femrat shpesh e përdorin këtë formë kur ndjehen të zëna ngushtë nga dikush në të cilin nuk janë të interesuara. Është argument i pastër, nuk kërkon përgatitje dhe nuk le hapësirë për kundër argument. Nëse një femër e thotë këtë, kjo nënkupton se ajo nuk është e interesuar për lidhje me Ty. Mundet në ndërkohë edhe ta ndërtoj me lidhje, por sipas të gjitha gjasave me një person tjetër.

2. Ju jeni ai që i telefononi atë dhe/ose ajo nuk ju thërret juve
Kujdes: ka gjasa që është duke ju shmangur. Edhe nëse nuk ju shmanget, ajo nuk është duke menduar për juve dhe thjesht harron ta bëjë këtë gjë. Në një mënyrë apo tjetër, kjo nënkupton se ajo investon më pak se ju dhe nuk shpreh një interesim për ta kërkuar shoqërimin tënde në mënyrë aktive.

3. Ajo e shmang kontaktin me sy dhe afërsinë fizike
Është në shenjë e qartë që shumë e nënvlerësojnë. Nëse jeni tërheqës për të, ajo në mënyrë të natyrshme do të afrohet dhe do ta vendos kontaktin me sy. Nëse i ik shikimit tuaj, jo mundet që në mënyrë të vetëdijshme i shmanget t’ju jap sinjal juve që ju të vazhdoni me flirtin. Është një trik i vogël, por që zakonisht kryen punë. Merreni si shenjë që nuk jeni tip i saj. Nëse i mban duart e kryqëzuara para, ajo është duke e mbrojtur hapësirën fizike për tu siguruar se ju nuk do të afroheni.

 

4. E përmend një djalë që i duket tërheqës
Jo, sipas të gjitha gjasave nuk po përpiqet t’ju bëjë xheloz, përpos nëse kemi të bëjmë me ish të dashurën, që është situatë që i përket kategorisë tjetër. Sipas të gjitha gjasave, ju i përkisni “zonës miqësore”. Që i bie se ju jeni për të në rang me shoqet e saja me të cilat i ndan fshehtësitë. Por, si ka shkuar në mendje të krijoj lidhje me ty. Jo mirë.

5. Përpiqet t’ju lidh me një femër tjetër
Kjo mund të ndodh sepse, sikur në shenjën 4 s’i ka shkuar mendja të bëjë lidhje me juve. Ose edhe më keq, i pëlqen si shok e dëshiron të sigurohet se nuk do të bënë tentim drejt asaj. Në të dy rastet, mesazhi është i qartë: Definitivisht nuk ju do për vete. /Telegrafi/

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?