Cka Shkakton Frike Tek Femijet?

Mund të themi se bëhet fjalë për një paraqitje normale, sepse fëmijët përderisa janë të vegjël nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet rreth tyre, mund të drejtohen nga ndonjë qen i madh pa kurrfarë problemi, pa pasur frikën nga kafshimi, megjithatë kur të rriten, bëhen të vetëdijshëm për ambientin rreth tyre dhe rreziqet potenciale.

Hulumtimet kanë treguar se si fëmijët, të cilët kanë qenë nën mbikëqyrjen e pandërprerë të prindërve dhe atyre prindërit e të cilëve u ndalonin pothuajse të gjitha, ishin më të frikësuar se fëmijët tjerë, dhe le të themi se bëheshin çdoherë e më të pasigurt në vetvete.

Fëmijët shpesh dinë të zhvillojnë frikë nga qëndrimi në dhomë të errët, më së shumti nga fakti sepse në errësirë shikimi është i vështirësuar, dhe sepse gjithmonë ndjejnë sikur dikush po i vëzhgon.

Në këto situata, prindi nuk duhet ta injorojë frikën, duke menduar se në atë mënyrë frika do të zhduket, sepse kjo mund të çojë fëmijën deri në atë pikë, që edhe pasi të rritet të ketë frikë nga errësira.

Më së miri është që ta leni derën e dhomës të hapur, me dritën e ndezur në korridor, sa për fillim, e pastaj të filloni të përpiqeni t’i shkëpusni fëmijës mendimin, i cili i forcon atij idenë se ka frikë nga errësira.

Frika të cilën e përjeton fëmija mund të jetë iracionale dhe në shikim të parë e parrezikshme, por ajo që është e rëndësishme për juve si prind, është që të mos e mohoni frikën e tij, por ta respektoni dhe të flisni me të.

Pastaj, është e rëndësishme që t’i forconi besimin, ta bindni që asgjë e keqe nuk ka për t’i ndodhur. Dhembshuria është e rëndësishme, por përsëri mos e teproni, sepse ne nuk duam që fëmija të marrë mesazhin se frika justifikohet.

Vetëm nëpërmjet bisedës dhe lojës, mund t’i ndihmoni fëmijës në mënyrë që të ballafaqohet me frikën e tij.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?