Qysh Me dit Çmimin e Tregut te Apertamenteve ne Tirane?

Do të marrim në konsideratë tregun e apartamenteve kryesisht të fokusuar për Tiranën, dhe do shikojmë situatën e kërkesës dhe ofertës për apartamente në përgjithësi. Siç e dimë, kriza ekonomike që ka përfshirë vendin tonë në sektorin e ekonomisë, më së shumti është duke u shfaqur në uljen e kërkesës për blerje apartamentesh, dyqanesh dhe zyrash.

Sipas agjencive imobilare, tremujori i fundit i vitit 2010 çmimi i apartamenteve në Tiranë nuk ka lëvizur, edhe pse dihet se kërkesa për to është ulur, ndërkohë që kërkesa për blerje dyqanesh dhe tokash pothuajse është duke shkuar drejt zeros.

Nga ana tjetër është vënë re se ka humbur interesi i ndërtuesve për shitje apartamentesh edhe pse firmat janë përballur me një mungesë fondesh. Sipas të dhënave të marra nga Agjencitë Imobiliare, çmimet në kryeqytet variojnë nga 400 euro deri në 2000 euro për metër katror, çka përbëjnë çmime të larta krahasuar me gjendjen ekonomike të kësaj periudhe nga qytetarët shqiptarë. Çmimet e larta të shtëpive, kanë sjellë dhe uljen e interesit të blerësve, të cilët nuk mund të rrezikojnë shuma të mëdha parash, qoftë këto të marra edhe nëpër banka.

Kriza ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së likuiditeteve dhe interesit të lartë të bankave. Aktualisht çmimet në kryeqytet variojnë sipas zonave, kreun e mban zona e ish-Bllokut, ku çmimi i një apartamenti arrin në 2000 euro për metër katror, dhe më pas ndiqet nga lagjja Myslym Shyri, ndërsa në periferi të kryeqytetit çmimet e shtëpive arrijnë deri në 400 euro për metër katror. Në lagjet e Selitës dhe të Komunës së Parisit, çmimet e apartamenteve, variojnë nga 700 euro deri në 1500 euro për metër katror. Ndërsa tek Fresku, çmimet variojnë nga 500 deri në 750 euro për metër katror.

Agjencitë imobiliare theksojnë se shitjet më të shumta dhe kërkesat e qytetarëve për të blerë apartamente janë në periferi të kryeqytetit, pasi aty mund të gjesh apartamente të cilave ju shkon shuma në 400 euro për metër katror.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë
– Çmimi min-max 400 – 2000 euro m2
– Çmimet në periferi 400-500-550 euro m2
– Çmimet në unazë 600-900 euro m2
– Çmimet jashtë unaze 400-500 euro m2
– Çmimet në qendër 1500-2000 euro m2

//Falenderojme lexuesin tone Bledi Stermasi per kontributin me kete teme.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?