Tiramisu

Përbërësit:

– 4 të verdha vezësh
– 3/4 filxhani, sheqer
– 1 filxhan djathë mascarpone
– 1 1/2 filxhan me ajkë qumshti (whipping cream)
– 2 filxhanë me kafe të fortë (e zieni dhe më pas lëreni të ftohet )
– 1/2 filxhan Kahlua (pije me bazë kafeje dhe pak alkool)
– 30-36 biskota
– pudër kakao për të pudrosur ëmbëlsirën në fund
– çokollatë e grirë

Gatimi:

Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte), perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur dhe temperatura te kete shkuar në 140ºF (ka tenxhere qe e tregojne temp). Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te mad ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni djathin mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.

Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit dhe po me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.

Me pas perzieni kafen e ftohur me Kahlua dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu.

Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale (12-14inch). Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi. Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik. Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.

Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

 

Burimi: www.albanians.gr

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?