Qysh Me bo nje Slite Dekoruese?

Te besh gjera dekoruese ne shtepi eshte nje projekt i shkelqyer gjate pushimeve. Eshte me lehte se qe mendoni dhe do t’u jep juve nje sens krenarie nese realizohet vete.

Hapi 1

Mprehni shkopinjte e akullores.

Hapi i pare eshte shume i lehte. E vetmja gje qe ju duhet jane nje pale gershere te mprehta dhe gjithçka do te shkoje me sukses, ashtu siç eshte paraqitur ne foto.

Hapi 2

Ngjyrosni shkopinjte.

Ne rregull, tani qe kemi mprehur shkopinjte ne menyren siç ju deshironi, eshte koha per t’i ngjyrosur ata. Veni nje leter perfundi shkopinjve, merrni ngjyren dhe brushen tuaj. Duhet te ngjyrosni se pari njeren ane dhe te prisni per rreth 30 minuta deri sa te thahet njera ane dhe pastaj te ngjyrosni anen tjeter. Kur te keni kryer, punimi juaj duhet te duket si me larte.

Hapi 3

Ngjitni shkopinjte.

Beni gati ngjitesin tuaj dhe veni nje sasi te vogel ne pjeset e theksuara si me larte. Fshini ngjitesin e tepruar me nje leter. Pritni rreth 10 – 60 minuta qe te thahet ngjitesi (varet se çfare ngjitesi perdorni.)

Hapi 4

Beni gati sajat e slites.

Hapi 5

Per t’u realizuar puna e sajave me sukses duhet perseri te vendosim ngjites ne vendet e theksuara ne foto.

Pasi te keni vendosur ngjitesin dhe keni pritur paksa, duhet vendosur shkopinjte drejte ne nje kend te formuar prej 90 shkalle dhe duhet mbajtur per pak sekonda shkopinjte, ne menyre qe te qendrojne drejte dhe te mos rrezohen.

Hapi 6

Perfundoni punen ne menyren me te mire.

Kjo eshte pjesa se si do te duket slita juaj. Ju mund te beni disa dekorime te tjera pasi kjo faze eshte e fundit dhe e rendesishme, prandaj behuni KREATIV.

Qysh me i tha petalet e trëndafilave?

Qysh me përgaditë lule dekoruese për pije?