Qysh Me Bo nje Dhuratë Perfekte per Babanë Tuaj?

Po afrohet ditëlindja e Babait tuaj dhe ende nuk keni vendosur se qfarë do ti dhuroni për ditëlindje ? Mirë ne kemi disa idea

Kaloni kohë me të. Koha është definitivisht dhurata më e mirë nga të gjitha. Kaloni kohë me të duke bërë gjëra që ai do ti vlersonte , dilni për ecje , shkoni për peshkim , shikoni ndonjë film bashk , ose shkoni në ndonjë lojë futbolli , zgjidhni diqka që ju jeni i sigurtë që ai do të kënaqet dhe do të kalojë mirë atje së bashku me ju.

Përmbushni ëndrrat e tij. Nëse nuk jeni në gjendje ti dhuroni një dhuratë të shtrejntë , provoni që babain tuaj ta dërgoni në ndonjë garë me automobila , pistë vrapimesh me kuaj , të hidheni me parashutë etj. Ju e dini se cila është ëndrra e babait tuaj dhe e dini se në cila nga këta ai do të ndihet më së miri. Kjo do të jetë një dhuratë që ai kurrë nuk do ta harojë.

Takojeni babanë tuaj me dikënd që nuk e ka parë prej vitesh. Takojeni me ndonjë shokë të ushtrisë , shokë të shkollës , ndonjë profesor të admiruar , ose për dikënd që ai pëlqen por nuk e ka parë prej kohësh. Organizoni një udhëtim , dhe për të gjitha aktivitetet e ditës , Thireni personin të cilin mendoni që babai juaj do të ishte më i kënaqur që ta shihte.

Shkruani një letër falenderimi për të gjitha që ka bërë për ju. Edhe pse është një gjë e cila nuk kushton para ,  por është e qmueshme dhe ai do ta dojë atë. Falenderojeni atë për gjërat që ai ka bërë për ju , përmendni gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ai ju ka dhënë mbështetje dhe është kujdesur për ju dhe që ju ka bërë të ndiheni special , Tregojini atij se ju jeni krenar dhe shumë të lumtur që keni baba si ai. Kjo është një dhuratë që do ta kënaqë babain tuaj.

Bëj diqka të cilën ai ju ka thënë , por ju ende nuk e keni bërë. Pastroni diqka të cilën ju ka thënë dhe nuk e keni kryer , Jepini atij informacionet ose gjërat që ai ka kërkuar nga ai , tregojini fotot e udhëtimeve tua. Çka do që është  që ai ju ka thënë dhe ju nuk e keni kryer ende. Kryjeni tani.

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?