Qysh me apliku për Punëtorinë për Blogging?

‘BLOGS (Blogjet) ofrojnë një mundësi inovative ku të gjithë qytetarët mund të shpërndajnë informata dhe ngrisin çështje të rëndësishme në komunitetin e tyre përmes internetit, ndër tjerash, blog-u mund të përdoret dhe si mjet efektiv i avokimit.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon punëtori tre-ditore për aktivistët e rinjë, nga data 21-23 maj, në Prishtinë, për të mësuar më shumë për bllogun si formë të shprehjes së mendimit dhe angazhimit qytetar.

Ftohen të gjithë të rinjtë e Prishtinës t’i përgjigjen ftesës sonë për aplikim, duke dërguar (1) rezymenë dhe (2) një letër motivimi (rreth 250 fjalë, përmes të cilave tregojnë se cila çështje i brengos më së shumti në komunitetin e tyre), përmes mesazhit në faqen e Facebook-ut tonë.

Nga grupi i përzgjedhur i dhjetë (10) të rinjëve pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara si “Ekipi i Bllogerëve të Prishtinës”, do të përzgjidhen 3 bllogerët më aktiv, të cilët do të shpërblehen.


ftese-per-aplikim

Më poshtë do të gjeni 10 hapa të thjeshtë të cilat duhet t’i përfundosh para datës 21 maj 2014, ora 12:00!

Hapi 1:
Hap web-browserin (shfletuesin) dhe kyçu online në faqen e Facebookut tuaj;

Screen Shot 2014-05-15 at 23.00.44

Hapi 2:
Shko te kutia e zbrazët për kërkim (search bar) dhe shtyp: UNDP Kosovo;

Screen Shot 2014-05-15 at 23.01.24

Hapi 3:
Shko te kutia “Events” (ngjarje), e cila gjendet në anën e djathtë të faqes, përfundi fotografisë (cover picture);

Screen Shot 2014-05-15 at 23.01.48

Hapi 4:
Kliko te “Ftesëpër Aplikim – Punëtori për Blogging” dhe lexo të gjitha informatat;

Hapi 5:
Përgatit apo azhurno (1) CV-në/rezymenë;

Hapi 6:
Përgatit një (2) letër motivimi rreth 250 fjalë ku tregon se cila çështje të brengos më së shumti në komunitetin tënd;

Hapi 7:
Kthehu prap te UNDP Kosovo, sikur në hapin e dytë;

Hapi 8:
Kliko te “Message” (mesazh), do të të hapet një kuti;

Screen Shot 2014-05-15 at 23.04.19

Hapi 9:
Kliko te “Add Files” (shto dokumentet) dhe shkarko (1) CV-në/rezymenë dhe (2) letrën e motivimit;

Screen Shot 2014-05-15 at 23.04.43

Hapi 10:
Kontrollo Facebookun kohë pas kohe dhe prit përgjigje;

  • Fatos

    Kur osht afati i fundit për aplikim?

    • K

      Shkruan ne artikull

      21 maj 2014, ora 12:00

  • valdet

    jam student ,por kam mbet,pak mbrapa dhe punova ish security dhe jam ilesencum ,ib,dhe kam punua shp komjutor ,me mbajt famile,tani pauzova kekroi ndim pune undp deshira ime emadhe e tepunoi teju flm
    049277024

Qysh mos me u vonu në punë?

Qysh me i ditë tarifat e transfereve me Western Union?