Qysh Me Apliku Per Pasaporte nen Moshen 16 vjecare? x

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:

  1. Certifikata e lindjes.
  2. Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  3. Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
  4. Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
  5. Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
  6. Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  7. Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  8. Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  9. Certifikata e vendbanimit.
  10. Dëshmia për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Burimi: http://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/DokumentetUdhetimit.aspx

Qysh me regjistru Shoqëri Aksionare, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, ose Kompani të huaj?