Qysh me mbrojtë fëmijën nga dhuna?

Cfarëdo lloji që të jetë ajo, dhuna në shkollë mund ta tmerrojë një fëmijë dhe
t’i shqetësojë prindërit dhe kujdestarët.

 

1.Bisedoni me fëmijën tuaj lidhur me shkollën, çka i pëlqen e çka i pengon, si dhe kush janë
shokët e tij/saj.

Mos e detyroni fëmijën tuaj që të bisedojë me ju, mirëpo thjesht sigurojeni
atë që mund t’ju besojë dhe që qëllimi juaj është që t’i ndihmoni për t’i zgjidhur problemet,
çfarëdo qofshin ato.

Kujtojuani fëmijëve tuaj që ata nuk kanë bërë asgjë të keqe.

dhuna-ne-shkolle-3

2.Nxitini ata që të bisedojnë me ndonjë të rritur, të cilit/ës i besojnë.
Mbani shënime lidhur me gjithçka që keni zbuluar, dhe nxiteni fëmijën tuaj që të
flasë gjithmonë me ju.

Portrait of happy kids outdoor looking at camera
3.Kontaktoni me shkollën posa ta fitoni përshtypjen që ekziston ndonjë problem.
Shkolla do të ketë po aq vullnet e dëshirë sa edhe ju për ta tejkaluar këtë situatë.
Bisedoni me kujdestarin e klasës, dhe mos harroni që nuk është faji i shkollës

 Duke e vështruar situatën së bashku me mësuesin dhe duke e vëzhguar kontaktin mes fëmijës
tuaj dhe atij/asaj që ushtron dhunë ndaj fëmijës tuaj, situata mund të tejkalohet shumë
më lehtë.

dhuna-ne-shkolle-2

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?