Qysh me largu gëlqeren nga lavamani?

Rubinetat dhe lavamanin fshijeni mirë me një leckë apo pecetë të thatë për të parandaluar çdo tepricë të ujit.

Në një enë hidhni uthull dhe në të zhyteni pecetën.

Më pas, me anë të pecetës, fërkojeni vendin ku është formuar gëlqerja dhe mbetjet tjera të mineraleve, dhe përsëriteni disa herë zhytjen e pecetës në uthullën dhe vazhdoni me fshierjen.

Pas kësaj, lëreni pecetën në vendin ku ka nevojë të hiqet gëlqerja që të veprojë për rreth një orë.

Pastaj, mundeni me sfungjer të pastroni lehtë mjetet e nevojshme duke hequr gradualisht mbetjet.

Është mirë që të shfrytëzoni sfungjer të përdorur apo të vjetër, sepse sfungjeri i ri për shkak të vrazhdësisë mund të dëmtojë materialin prej çeliku.

Në rastet kur gëlqerja është më e koncentruar dhe ka më shumë mbetje mineralesh, mund ta përsëritni disa herë procesin.

lavaman

Qysh me i ditë arsyet e djersitjes gjatë natës?

Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë?