Qysh me largu dhimbjen e veshit?

Infeksionet, tensioni, kufjet të cilat përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit.

Nëse doni të mbroni veshët atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë.

Një studim në Shtetet e e bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30% nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore.

Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët.

Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë dhe dëmtimin e pjesshëm të tij.

Gjithashtu për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.

Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët.

 

Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide.

dhimbje-veshi

 

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?