Qysh jane emeruar ditët e javës?

Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.

Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:

– Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)

– Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)

– Merkuri:

e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)

– Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)

– Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)

– Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)

– Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)

Më përpara njiheshin 7
Planetët e tjerë të sistemit diellor janë zbuluar më vonë, në tre shekujt e fundit. Po të ishin zbuluar më përpara ndoshta do të kishim 10 ditë jave. /zeri.info/trupa qiellorë si perënditë që shiheshin nga syri i njeriut, Venusi quhej ndryshe Afërditë nga grekët dhe ilirët e lashtë. Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës (Venusit)…

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?