Qysh me i eduku fëmijët?

Fëmijët e kuptojnë rëndësinë e respektit nëse shohin respekt dhe mirësjellje në shtëpi dhe në mjedisin ku jetojnë.

1.Kontrolloni librat që lexojnë dhe programet televizive të cilat ndjekin.

Fëmija juaj është i pasjellshëm, përdor fjalë të papërshtatshme, nuk di si të sillet dhe nuk ia ka idenë e respektit?Televizioni ndikon në formimin e karakterit të fëmijëve.

2.Sjellja dhe mënyra e të folurit e nënës-babait dhe pjesëtarëve të familjes luan një rol të rëndësishëm në edukimin e tyre.

3.Fjalët fyese dhe ofenduese të përdorura nga nëna apo babai gjatë diskutimit me njëri-tjetrin ndikojnë negativisht tek fëmijët.

Edhe pse prindi nuk e kupton , në atë cast fëmija ndikohet jashtë mase nga ata fjalë.

Fillon të sillet në të njëjtën mënyrë edhe me moshatarët e tij.

4.Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i edukuar atëherë silluni seriozisht përsa i përket çështjeve serioze.

Ky seriozitet duhet të ruhet që nga fillimi deri në fund të fjalës pa i hapur rrugë talljeve.

Sa më serioz të jetë prindi në shpjegimin e çështjes aq më tepër do ta vlerësojë fëmija. me seriozitet nuk nënkuptohet përdorimi i dhunës por kuptohet vendosmëria dhe siguria në fjalët e thëna.

sjellja

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?