Qysh me e shmangë blerjen e rrobave që nuk vishen shpesh?

1.Shpesh ndodh që për shkakë të  cilësisë së dokët rrobat pas larjes nuk mund ti vishni më.

Por nuk do të thotë gjithmonë që rrobat e shtrenjta kanë cilësi të mirë.

Për këtë arsye duhet kontrolluar se si është bërë qepja, pullet si janë të qepura, materiali a është i dobët etj.

2.Secili prej nesh e ka stilin e vet në të cilin ndihet mëmirë.

Prandaj, në dollapin  tuaj mbani disa pjesë të rrobave më të preferuara në një ngjyrë apo formë të ndryshme, pavarësisht a janë ato xhinse, fustane, këmisha apo bluza.

Analizoni mirë gjërat tuaja të preferuara siç është prerja, pëlhura, rehatia etj., në mënyrë që në të ardhmen të bleni veshje të tillë.

3.Është e lehtë që të zgjidhni rrobat e reja, por mos harroni që të siguroheni për llojin e rrobave që mungojnë në dollapin tuaj.

Mund të ndodhë që të keni dëshirë të vishni një kombinim dhe të kuptoni që disa nga rrobat tuaja më nuk janë në gjendje të mirë për tu veshur.

Në dollapin tuaj mbani 80% rroba që ju gjithmonë mund të vishni, kurse 20% shtesë. Por shpesh herë me të vërtet ndodh e kundërta.