Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar? x

  1. Norilsk (Rusi) – Norilsku u krijua në vitin 1935 si një gulag në Siberi. Për ata që jetojnë ende atje, jeta nuk mund të bëhej më e keqe. Qyteti është seli e kompleksit më të madh të fonderive në botë. Çdo vit, në ajër lirohen mbi katër milion tonë plumb, nikel, arsenik, zink dhe përbërje të tjera shumë helmuese.
  2. Sukinda (Indi) – Kromi jovalent është një metal i rëndë, i përdorur për prodhimin e çelikut të paoksidueshëm dhe për ngjyrosjen e lëkurëve, por në të njëjtën kohë ai është kancerogjen nëse përthithet apo gëlltitet. 60% e ujit të pijshëm të qytetit përmban dy herë më shumë krom se standarti i lejuar.
  3. Tianying (Kinë) – Një qytet industrial, si shumë tyë tjerë në Kinë, por ky vend prodhon më shumë se gjysmën e plumbit në vend. Për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në tokën dhe në ujrat përreth Tianyingut.
  4. Dzerzhinsk (Rusi) – Potuajse 300 mijë tonelata mbetjesh kimike kanë lejuar qytetin që të fitojë rekordin aspak të lakmueshëm të kësaj discipline në Librin e Rekordeve Guinness. Disa prej materjaleve kimike klasifikokohen si jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

qytetet-qe-nu-kduhet-vizituar

Qysh me zgjedhë dhurata kur udhëtoni? x

Qysh me shmangë shtimin e peshës gjatë udhëtimeve? x