Qysh me i ditë ushqimet që zhdukin rrudhat?

Rrudhat na bëjnë më të ndjeshëm dhe nxisin dëshirën për të ngadalësuar plakjen.

Disa shtesa në të ushqyerit mund të ndikojnë në përtëritjen e organizmit nga brënda dhe jashtë, duke përforcuar mekanizmat mbrojtës të lëkurës, por edhe lehtësimin e rigjenerimit të saj.

Disa prej këtyre përbërësve mund t’i shtohen maskave për fytyrë dhe të përdoren nga jashtë, por gjithsesi përfshini edhe në të ushqyerit.

  • Gjethet e elbit të ri (magmë jeshile) përmban enzima aktive, antioksidantë, vitamina C, E, B1, B2, B3 dhe B6, klorofil dhe shumë aminoacide të cilët përshpejtojnë shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
  • Vitamina C është e domosdoshme për prodhimin e kolagjenit dhe rregullimin e prodhimit të sebumit. Shkatërron radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Pikërisht për këtë konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës C lehtëson shërimin e plagëve dhe përshpejton rigjenerimin e lëkurës.
  • Ginseng është i njohur edhe si rrënja e jetës. Substancat aktive të kësaj bime ginsenozidet rrisin mikroqarkullimin dhe nxisin shkëmbimin më të shpejtë të substancave në lëkurë e cila bëhet më e fortë dhe më e ndritshme.

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?