Qysh me i ditë simptomat e sëmundjes së Alzaimerit?

Sëmundja e Alzaimerit paraprihet nga disa shenja ose simptoma që tregojnë se individi vuan nga një sëmundje.

Nëse ju rastis të shikoni tek ndonjë  i afërm i juaji këto shënja që ne do t’ju tregojmë do të ishte e këshillueshme që të kontaktoni me një specialist që të bëni vlersimin e situatës dhe gjëndjen aktuale të personit.

  • Ja disa nga shenjat që kjo sëmundje shfaq:
    Humbje të pjesëshme ose të gjithë  kujtesës
    Vështirësi të përditshme për të bërë punët e zakonshme
    Probleme me gjuhën dhe komunikimin
    Ç’orientim në kohë dhe në hapsirë
    Logjikë e varfër ose e pakuptimtë
    Vështirësi në planifikimin e gjërave, gjithashtu vështirësi për të zgjedhur problemet.
    Vendos gjërat vend e pa vënd, pastaj harron se ku i ka vendosur dhe nuk di t’i gjejë më
    Ndryshime të shpeshta të temperamentit dhe gjëndjes emocionale
    Ndryshim personaliteti
    Mbyllet në vete, braktis punën, largohet nga shoqëria dhe ambientit e populluara.

Këto janë disa nga shenjat e zakonshme të të harruarit që fillojnë zakonisht me proçesin e plakjes, përshembull si harresa; njeriu harron se ku vendos çelsat.

Ulet fuqia motorike e të menduarit, njeriu ka vështirësi në shumë aspekte të jetës.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?