Qysh me i ditë shenjat e para të shtatëzanisë?

Ekzistojnë disa shenja të përgjithshme të cilat tregojnë se jeni në pritje të ëmbël:

1. KENI DHEMBJE MESI

Kjo praktikë është e ngjashme me rastet kur ju dhemb mesi përpara periodave. Këto dhembje janë një sinjal se uterusi juaj po zgjerohet për të mirëpritur një embrion.

  1. KENI GJAKDERDHJE ME SASI TË VOGËL

Nëse nuk keni datën e ciklit, por një sasi e vogël gjaku vihet re kur shkoni në tualet, kjo është një shenjë e fertilizimit të vezës, çka është shenja kryesore për një shtatzëni.

  1. KENI SEKRECIONE TË BARDHA

Nëse vini re se keni disa sekrecione të bardha dhe të lëngshme te të mbathurat është një sinjal se muret vaginale janë duke u trashur duke u përgatitur për shtatzëni.

  1. KENI HUMBUR NJË MUAJ DATËN E PERIODAVE

Nëse nuk ju kanë ardhur periodat, kjo është një shenjë se ju jeni shtatzënë. Megjithatë kjo nuk është gjithnjë e vërtetë pasi mund të ndodhë edhe nga stresi dhe gjendje të tjera.

  1. GJOKSI JUAJ ËSHTË FORCUAR

Nëse keni një zmadhim dhe forcim të gjoksit kjo ndodh sepse niveli i hormoneve në trup rritet me shpejtësi. Nëse thithka juaj merr një ngjyrë më të errët, kjo është gjithashtu një simptomë. Megjithatë kjo mund të jetë edhe një shenjë përpara datës së periodave.

  1. NDIHENI MË TË LODHUR SE ZAKONISHT

Krejt papritur jeni duke u ndier më të lodhur? Kjo sepse nivelet e larta të hormonit progesteron mund të rrisë ose ulë presionin e gjakut në trup, çka është indikator direkt i lodhjes.

  1. KENI DHEMBJE KOKE

Ulja e sheqerit dhe presionit të gjakut në trup nuk ju bëjnë vetëm të përgjumura, por edhe me dhembje koke.

  1. NDIHENI TË SËMURË NË MËNGJES

Nëse ngriheni në mëngjes dhe keni siklet, ndoshta edhe mund të keni të vjella apo thjesht nuk ndiheni të gatshëm për të nisur ditën, kjo do të thotë se mund të jeni shtatzënë. Megjithatë kjo simptomë shfaqet në javën e 8-të ose të 10-të të shtatzënisë.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?