Qysh me ditë sa vitamina duhet konsumuar?

Këshillohet që të rriturit të marrin një sasi ditore vitamine B12 prej 2,4 mikrogramësh.

Kjo sasi është më e vogël tek fëmijët dhe më e madhe tek të moshuarit mbi 75 vjeç.

Përdorimi i tepërt i vitaminës B12 në përgjithësi nuk krijon probleme. Megjithatë, dozat shumë të larta të kësaj vitamine mund të provokojnë reaksione alergjike, të shkaktojnë diarre apo përkeqësim të akneve. Rreziqet e mbidozës së kësaj vitamine janë shumë të vogla.

Duke qenë një vitaminë e tretshme në ujë, ajo mund të eliminohet nëpërmjet urinës.

Simptomat e mungesës së vitaminës B12

Organizmi ynë arrin të prodhojë një sasi të vogël vitamine B12, kështu që shpeshherë ne kemi rezerva të mira të kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton lodhje, të vjella, humbje të oreksit dhe peshës.

Kur mungesa e vitaminës B12 bëhet më e madhe, shkaktohen miza në gjymtyrë, vështirësi në ecje dhe probleme të memories.

Me kalimin e moshës, procesi i asimilimit të vitaminës B12 bëhet më i vështirë: personat e moshuar pra, mund të vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Tek të moshuarit, mungesa e vitaminës B12 shfaqet sidomos me probleme të humorit dhe memories. Pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të zorrëve apo të cilëve u është hequr stomaku apo një pjesë e stomakut, rrezikojnë të vuajnë nga mungesa e vitaminës B12, nëse nuk marrin suplemente ushqimorë që e përmbajnë këtë vitaminë.

Edhe vegjetarianët mund të kenë mungesa të vitaminës B12, meqenëse ushqimet që e përmbajnë janë kryesisht me origjinë shtazore.

Sidomos, gratë vegjetariane shtatzëna apo gratë në periudhën e dhënies së ushqimit të gjirit, duhet të tregojnë kujdes për t’i ushqyer bebet me sasinë e mjaftueshme të vitaminës B12.

Në rast mungese të theksuar të vitaminës B12, mjeku duhet t’u rekomandojë pacientëve suplemente ushqimorë për rritjen e sasive të kësaj vitamine në organizëm.

Qysh me i ditё pёrfitimet nga llaku i flokёve?

Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?