Qysh me ditë qka ndikon konsumimi i vezëve në trupin tonë?

Vezët janë të pasur me vlera ushqyese, të tilla si proteina, vitamina (A, B2, B6, B12, D, E) dhe minerale (zink, thiamin, riboflavin, fosfor, magnez, hekur, selen, bakër) si dhe omega-3 acide yndyrore që janë thelbësore.

Përveç kësaj, vezët janë me vlerë të ulët të kalorive, që e bën një dietë shumë miqësore për shumicën e njerëzve. Ka vetëm 71 kalori në një vezë të madhe dhe nuk ka karbohidrate apo sheqerna si dhe vetëm 5 gr yndyrë.

Me pak fjalë, nëse ju hani vetëm një vezë në ditë, trupi juaj përfshin këto vitamina dhe vlera ushqyese:

Vitamin A: mirëmban lëkurën, sistemin imunitar dhe të pamurit normal.

Vitamina B2 (riboflavin): ndihmon metabolizmin, qelizat e kuqe të gjakut, sistemin nervor.

Vitamina B12: ndihmon metabolizmin, sistemin imunitar, sistemin nervor.

Vitamina B5 (acidi pantotenik): ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e trurit.

Vitamina D: mirëmban eshtrat dhe këmbët të shëndetshëm si dhe ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Vitamina E: mirëmban sistemin riprodhues, sistemin nervor dhe muskuj të shëndetshëm.

Biotin: mirëmban metabolizmin, lëkurën, flokët dhe sistemin imunitar. Choline: ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e mëlçisë.

Acidi folik: ndihmon në formimin e gjakut dhe rritjen e indeve gjatë shtatzënisë.

Jodi: ndihmon në funksionimin e gjëndrës tiroide, mirëmban lëkurën dhe sistemin nervor.

Hekuri: ndihmon në prodhimin e pllakave ë kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Proteina: nevoiten për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, organet, lëkurës dhe indeve si dhe prodhimin e anti-trupave, enzimeve, hormoneve.

veze

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?