Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit?

Për shkak të substancave që e përbëjnë, xhenxhefili ka veti shumë të forta antibakteriale, dhe është gjithashtu i dobishëm kundër kërpudhave dhe viruseve.

Kjo erëz me shpejtësi të pabesueshme do ta forcojë sistemin tuaj imunitar, nëse ndjeheni të dobët.

Kinezët që nga koha e lashtë e kanë përdorur kundër dhimbjeve të stomakut, reumatizmit, dhimbje dhëmbësh dhe të vjellave.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk është vërejtur asnjë efekt anësorë gjatë konsumimit të xhenxhefilit në sasi normale.

Çaj xhenxhefili

përbërësit:

– 1 gotë ujë

– 1 rrënjë xhenxhefil të freskët

– mjaltë

Përgatitja:

Vendosni ujin në tas ku zakonisht përgatitni çaj.

Kur të vlojë, shtoni xhenxhefilin e copëtuar në feta (1-2 feta për një gotë), dhe lëreni të vlojë për 10 minuta.

Kur të ftohet pak, mund ta pini. Nuk duhet ta shtrydhni.

Shtoni mjaltë sipas shijes dhe kënaquni me të mirat e tij. Gjithashtu, mund të shtrydhni një limon, nëse ju pëlqen ‘çaj me limon’.

Fresh, dried and powdered ginger
Fresh, dried and powdered ginger

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?