Qysh me i ditë pasojat e ndëshkimit fizik?

Hulumtimet kanë gjetur efekte negative që në fëmijëri dhe më gjerë…

Sipas një studimi në Univerzitetin e Teksasit, analiza rreth të rrahurit të fëmijëve ka përfshirë më shumë se 160.000 fëmijë.

Kjo është analizë e plotë që tregon efektet anësore që mund të paraqiten tek fëmijët.

Për fillestarët, ndëshkimi nënkupton të rrahurit me duar prapa shpinës apo në prapanicë, me qëllim të marrjes së disiplinës fizike si ndëshkim.

Por, kjo ka rezultuar të jetë një mënyrë e keqë për të përmirësuar sjelljen e fëmijëve pasi kjo shkakton efekte anësore dhe llogaritet si një abuzim i rëndë.

Për më tepër, të rrahurit ka zbuluar se prish dhe dëmton raportin e prindit me fëmijën e tij duke shpier deri në sjellje anti-sociale, depresion, rritja e sjelljeve agresive, vetëbesim i dobët në mesin e fëmijëve tjerë.

 

Pyetja se a duhet të përdoret ndëshkimi fizik i fëmijëve ka qenë gjatë kohë në mendjen e prindërve dhe edukatorëve për dekada me rradhë, por ky hulumtim tregon pasojat e qarta negative të rrahjes.

Kur prindërit përdorin disiplinën fizike me fëmijët e tyre, ata paraqesin modelin e agresionit si një mjet për të kontrolluar sjelljen e të tjerëve, thekson Jane Poëers, studiuse e specializuar në ndikimin mbi dhunën tek të rinjtë.

Si pasojë e kësaj, fëmijët mësojnë të përdorin dhunën për të arritur atë që dëshirojnë në jetë. Megjithëse ndëshkimi fizik ndërlidhet me shkallë të lartë të agresionit, sërish një numër i madh i prindërve miratojnë dhe përdorin këtë mënyrë të ndëshkimit fizik për të disiplinuar fëmiëjt e tyre.

Në familjen tonë, unë dhe burri im jemi pajtuar që të rrahurit nuk është një formë e mirë e disiplinës që ne duam ta përdorim.

Në rastet kur nivelet e frustrimit rriten, ka mekanizma tjerë që na ndihmojmë ta tejkalojmë krizën. Mund të marrim frymë thellë apo ta qortojmë fëmijën në dhomë tjetër, por asesi duke e rrahur, kjo shkakton pasoja dhe trauma afatgjate.

Young child sitting in corner as punishment

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?