Qysh me ditë kur duhet të fillojnë leximin fëmijët?

Leximi të ndihmon të rritesh dhe kurrë nuk është herët për t‘i dashur librat.

Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton të jenë të mbushur me figura.

Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura.

Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët!

Nuk duhet t‘i lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë.

Ato që e shtyjnë fëmijën t‘i dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit.

Kjo është edhe një mundësi që prindërit t‘u qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta.

Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë t‘i duan librat, sepse duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër.

Përrallat

Kur duhet që një fëmijë të fillojë t‘i lexojë librat me përralla? Rreth moshës 5-vjeçare.

Përrallat duhet të jenë në formë më të thjeshtuar. Ja përse shumë pediatër këshillojnë një katalog me 30 tituj, ku sugjerohen librat më të mirë për të gjitha moshat.

Kush duhet t‘i lexojë përrallat, nëna apo babai?

Do të ishte mirë që t‘i lexonin bashkë, sepse në këtë mënyrë krijohet një moment magjik, i cili më pas shndërrohet në një ritual dhe nuk ka rëndësi nëse zgjat vetëm një minutë.

A vlen një libër?

“Gjithçka mund të shërbejë për t‘u afruar me librin.

Nuk është e rëndësishme vetëm zgjedhja e librit, por e gjithë përmbajtja e tij, brenda të cilit mund të planifikosh edhe një rrugëtim.

Kështu, nëse na ka lënë mbresa një libër me aventura, do të lexojmë një të dytë dhe të tretë; nga ana tjetër dashuria kundrejt diçkaje i nxit të bëjnë një aktivitet eksplorues dhe ka gjasa që pas leximit të librave me aventura, fëmijët të tërhiqen prej tyre dhe kështu është më e thjeshtë të mbushet bagazhi i tyre kulturor.

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?