Qysh me i ditë dobitë nga vitamina D?

Vitamina D mbron trupin ndaj një sërë sëmundjesh të rëndësishme, duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me ADN-në tonë dhe me qelizat e trupit të njeriut. 

Është hera e parë që shkencëtarët kanë gjetur fakte direkte në lidhje me vlerat e mëdha të vitaminës që ndryshe konsiderohet edhe “Vitamina e diellit”.

Kjo vitaminë përftohet në lëkurën e trupit në prani të diellit dhe kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin gjenetik që është i përfshirë në sëmundje të ndryshme të trupit njerëzor.

Edhe më parë ndikimi pozitiv që ka kjo vitaminë me sëmundje të ndryshme ka qenë i njohur.

Kështu për shembull, dihej përfshirja e saj në përmirësimin e sëmundjeve autoimunitare, artritit reumatoik dhe disa lloj diabeteve, por deri më tani shkencëtarët nuk kanë qenë të aftë që të tregojnë se në ç’mënyrë ndikon konkretisht vitamina në çrregullimet e ndryshme të trupit.

Studimi i fundit sugjeron se ekziston një mekanizëm në trup që e dërgon këtë vitaminë direkt në pjesët e gjenit njerëzor që kanë lidhje me sëmundjet e sipërpërmendura, kryesisht sëmundje të çrregullimeve imunitare.

Studimi nxjerr në dritë se një numër shumë më i madh gjenesh nga sa mendohej në fillim rregullohen nga ndikimi i vitaminës dhe madje çka është më e rëndësishme edhe vetë gjenet kanceroze.

Në këtë rast kemi një ndikim jo direkt, por ajo çka është e rëndësishme është roli i madh i kësaj vitamine në mbrojtjen e gjeneve.

 

 

Vitamina është gjithashtu e pranishme në sasi relativisht të mëdha edhe në produktet e detit dhe deri diku te veza.

Deri më tani, mënyra më e mirë për të përftuar vitaminën D është ajo e kompozimit të trupit në diell për disa minuta çdo ditë.

Por njerëzit me lëkurë shumë të çelur rekomandohen që të mos e djegin lëkurën, sepse kështu do të kishin efekt të kundërt.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?