Qysh me i ditë bimët që pastrojnë ajrin?

Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syresh ta vendosni në dhomën e gjumit!

Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit! 

 

  1. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës! Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

 

  1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

Nëse është për t’i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind. Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

Qysh me largu mykun nga lavatriqja?

Qysh me ditë çfarë i dëmton trëndafilat?