Qysh me arritë formën e dëshiruar të vetullave?

1.Për rigjenerimin e vetullave, çaji i gjelbër është i shkëlqyer.

Vendosni një lugë gjelle me gjethe jeshile në një gotë me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 15 minuta.

Hiqeni nga të nxehtit, mbulojeni me diçka dhe lëreni të ftohet.

Më anë të një shkopi për vesh aplikoni masën në gjithë vetullat.

Aplikoni disa herë kështu dhe mos i shpëlani vetullat. Lëreni që të thahet vetvetiu në mënyrë natyrale.

vetulla 1

2.Përzieni dy lugë me lëvore limoni si dhe një lugë çaji vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për 5 ditë.

Pasi të jetë gati përzierja, aplikoni një sasi të vogël të kësaj përzierje me brushë të vogël ose me gishta.

Lëreni për disa orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përsëriteni çdo ditë për dy javë rresht dhe do të vëreni mënjëherë ndryshim.

vetulla 2

3.Për rigjenerim të flokëve më të mirë janë vaji i bajameve, ullinjve dhe vaj ricini.

E njejta gjë vlen edhe për vetullat.

Këto vajra ushqejnë qimet dhe forcojnë rrënjët e saj.

Aplikoni vajin dhe krehni vetullat çdo natë para gjumit.

vetulla 3

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?