Qysh me apliku për rimbursim nga kuponat fiskal? x

Kuponët e periudhës TM3, pranohen nga data 1 Tetor deri më 31 Tetor të vitit përkatës.

  1. Vizito web faqen e ATK-së https://kuponatfiskal.atk-ks.org
  2. Plotëso fushat me informatat e kërkuara në web aplikacion. Kujdes ‐ Informatat duhet të jenë të sakta. https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp
  3. Numrin e plikos, i cili është gjeneruar nga aplikacioni, vendos në pliko(zarf).
  4. Pasi jeni siguaruar se informatat e shënuara i keni të sakta dhe e keni shënuar numrin në pliko, atëherë e shtypni butonin Dërgo.
  5. Shtyp informatat personale në kopje fizike: Numri personal, Emri, Mbiemri, Numri i llogarisë bankare, Emri i bankës si dhe numri i telefonit.
  6. Sigurohuni se kuponët tuaj i përmbajnë minimum këto elemente: Logon ose emrin e biznesit Numrin Fiskal Nr.e TVSH nëse është i regjistruar në TVSH Totali në euro Datën dhe orën Nr. Serik të pajisjes Nr. Kuponit Fiskal Logon e RKS.
  7. Kompleto kuponët fiskal duke u siguruar se numri i kuponëve dhe vlera e tyre i takon njërit nga Grupet: Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€; Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€; Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800 €, do të rimbursohen në vlerën 20€.
  8. Kompleto plikon duke u siguruar se i përmban: Kuponët Fiskal Informatat personale Numrin e plikos.
  9. Plikoja e kompletuar, mund të dorëzohet në cilëndo Zyrë Postare në Republikën e Kosovës
  10. Pasi që të bëhet verifikimi i të dhënave në Pliko, zyrtari i Postës ka për obligim të pajisë qytetarin me dëshminë e pranimit të plikos.

kupona-fiskal

  • mirvete

    pershendetje si mindreq kuponat fiskal per mars, prill, maj e kumiderzu

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?