Qysh me apliku makeup për festa?

1.Për arsye se në festa dëshironi të ju qëndroj makeup-i gjatë gjithë ditës, rekomandohet të mos aplikohet shumë sherk, që të mos mund të mbledhet dhe të duket keq.

Pasi të keni pastruar fytyrën aplikoni një shtresë të hollë të bazës për fytyrë.

Pastaj, aplikoni një shtresë të hollë sherku dhe shpërndajeni me sfungjer makeup-i.

Nëse keni rrathë të zinjë poshtë syve, aplikoni korrektor të lëngshëm, dhe mbi korektor aplikoni pudër me ngjyrë të hapur apo pudër bebesh.

festa-1

2.Aplikoni lehtësisht skuqës faqesh në mollëza.

festa-2

3.Mbushja e vetullave, apo vetëm krehja e vendosja në vend me xhel vetullash është shumë e rëndësishme, pasi që kjo do të bëj diferencë të madhe në foto.

festa-3

4.Në sy aplikoni një hije për sy me ngjyrë të ngjashme me tonin e lëkurës suaj.

Aplikoni maskarë në qerpikë lartë e poshtë.

festa-4

5.Mos ekzagjëroni duke aplikuar ngjyrë të ndezur në buzë.

Aplikoni balsam për buzë dhe shkëlqim.

festa-5

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?