Qysh me apliku makeup-in në raste të veqanta?

1.Hapi i parë është aplikimi i bazës për makeup në të gjithë fytyrën.

makeup veqant 1

2.Aplikoni sherkun, duke u siguruar që ngjyra përshtatet plotësisht me tonin e lëkurës suaj.

Aplikoni një sasi edhe në qafë nëse keni fustan të zbuluar.

Aplikoni korrektor të lëngshëm nën qeskat e syve dhe përhapeni me sfungjer makeup-i.

makeup veqant 2

3.Mbi sherk dhe korrektor aplikoni një sasi pudre të thatë.

makeup veqant 3

4.Aplikoni skuqës faqesh.

makeup veqant 4

5.Në të gjithë kapakun e syrit së pari aplikoni një hije për sy me ngjyrë neutrale.

Pastaj, në mesin e kapakut të syrit aplikoni një hije me ngjyrë më të mbyllur, dhe në skajin e syrit aplikoni hije të zezë apo ngjyrë mjaftë të mbyllur dhe shpërndajeni mirë.

makeup veqant 5

6.Krihni vetullat dhe mbushini me ngjyrë për vetulla, por duke mos dalur jashtë vijës së vetullave tuaja pasi që do të dukeni shumë jonatyrale.

makeup veqant 6

7.Aplikoni ‘highlighter’ apo shkëlqyes mbi pjesën që keni aplikuar skuqësin e faqeve, në skajin në fillin të syve si dhe në mesin e hundës.

makeup veqant 7

8.Pasi që makeup-i në sy nuk është shumë i thjeshtë, në buzë aplikoni buzëkuq me ngjyrë neutrale dhe aplikoni shkëlqyes buzësh mbi.

makeup veqant 8

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?