Qofte me përgaditë salcë domatesh?

Përbërësit:

  • 500 gram mish të bluar
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj

Përbërësit për salcë:

  • 3 domate
  • 3 lugë vaj
  • 1 qepë
  • 1 thelb hudhër
  • Erëza.

Vendoset mishi i bluar në një enë në të cilën shtohet qepa e ngrirë në rende, veza, kripa, piperi dhe majdanozi.

Masa përzihet dhe ndahen në qoftë që u jepet forma e rrumbullakët.

Futen në furrë të nxehtë për tu pjekur.

Në yndyrë të nxehtë fërgohet qepa dhe hudhra të grimcuara.

Kur qepa merr ngjyrë të kuqërremtë, shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kube, erëzat, kripa dhe piperi.

Salca shtohet mbi qoftet e pjekura dhe futet në furrë derisa të skuqet.

qofte

Qysh me përgaditë kofshë pule pikante?

Qysh me përgaditë sarma pule?