Kush Performon?

DITA 1

 SASHABritaniku Alexander Coe i cili në mënyrë të papranueshme quhet një pioner i muzikës elektronike është realisht një lider, pasi që ai ka udhëhequr muzikën elektronike që nga vitet e 80-ta duke ndërtuar kështu një profil artistik të cilin çdo DJ tjetër do të ëndërronte ta arrinte.

Në një nga artikujt e titulluar “Sasha Mania: The first DJ Pin-up”, një gazetar shkruan “ndryshe nga yjet e dikurshëm DJ Sasha është i pari që ka arritur sukses pikërisht fal aftësive të tij si DJ.”  Tutje, në vitin ‘91, “DJ Magazine” vendosi për herë të parë foton e një DJ në kopertinën e saj dhe ai ishte pikërisht Sasha. Ky ishte edhe prezantimi i tij i parë në mbarë botën.

Dy dekada pas, Sasha ende vazhdon të jetë një DJ i jashtëzakonshëm si për nga kreaviteti artistik ashtu edhe për nga profesionalizmi. Ajo çka e dallon atë prej të tjerëve është një cilësi unike për të manevruar me efekte gjë që e entuziazmon turmën tej mase. Së fundmi, DJ Sasha bashke me gjysmën e tij tjetër artistike John Digëeed është bërë pjesë e “Turneu Delta Heavy 2002” duke hyrë kështu në histori si suksesi me i madh i arritur i të dyve.

LIKATEK – Siq edhe pritet nga një DJ rezident të Episode, Likatek është çdo here i gatshëm të gërshetojë të gjitha format e techno-s me çfarëdo shije ditore. Ai është një përcjellës i zjarrtë i formulës “më së miri shërbehet e gjatë dhe në terr” dhe si i tillë vazhdon të jetë mysafir i mirëseardhur në të gjitha evenimentet në Kosovë dhe jashtë saj.

URAN B.e justifikon bindshëm epitetin “ritëm, emocion dhe ankth që trazon shpirtin e pangopur të  muzikës elektronike”. Me pak fjalë Uran B. është kura që balancon emocionalisht dance floor’in e çmendur.

MINIMIM – Si pjesë e themelimit të skenës dhe mishërimit me rregullën e artë “së pari ndëgjo e pastaj performo”, Minimim vërshoi arenat muzikore në Shqipëri dhe shumë shpejtë ndërtoi një grup të madh admiruesish. Stili i tij i përzier me një hije të zhanrit funk dhe indi kanë rënë jashtëzakonisht në sy duke sjellur një freski për të gjithë.

LEDIO CIKO – Me veshët e tij muzikor të zhvilluar në plazhet e Mediteranit gjatë disa prej ditëve më të mira të progresive house, Leo Cik asnjëherë nuk ka dështuar të realizojë DJ-Sete që pasqyrojnë evoluimin e këtij zhanri. Pasi që jeton në Shqipëri, Leo ka mbajtur të njëjtin stil për afro një dekadë dhe njeriu tek ai gjithmonë me të vërtetë mund të mbështetet për një kalërim eklektik të çfarëdo niveli.

SABB Janë disa DJ apo producentë të cilët inspirojnë një zhanr të tërë me stilin e tyre. Sabb apo Sabri Kastrati nga Prishtina është njeri prej atyre i cili në dy-tri vitet e fundit ka arritur të influencoj skenën e muzikës house dhe tech-house.

 

 DITA 2DUBIOZA KOLEKTIVjanë grup nga Bosna e Hercegovina i themeluar në vitin 2003. Ky grup është i njohur për frymën e tyre të freskët nën përcjelljen e zhanreve si hip-hop, reggae, dub, dhe rok; të gjitha këto të gërshetuara me folklorin Boshnjak.

 Fillimisht, koncepti i grupit ishte krijuar rreth nevojës për të shprehur çështjet e gjenocidit në shoqërinë Boshnjake si dhe për t’ia spjeguar pjesës tjetër të botës se jeta në Ballkan vazhdon të ekzistoj përkundër stereotipeve të njohura të mediave. Shumica e teksteve të tyre kanë të bëjnë me temat e mirëkuptimit, të paqes dhe tolerancës, duke u përcjellur me një kritikë të skajshme të nacionalizmit dhe padrejtësisë; të gjitha këto duke u bazuar në përvojën direkte.

Me përjashtim të “Perëndimit”, grupi tashmë ka ngritur veten si një ndër bendet më të suksesshme dhe më të popullarizuara në Evropën Lindore duke u bërë udhëheqës të njohur në luftën për ndryshime sociale. Dubioza është nominuar nga IMPALA për “albumin më të mirë të paqes të vitit 2011” për aftësitë e tyre muzikore për të paraqitur strehimoret (bodrumet) gjatë rrethimit të Sarajevës; gjë që tregon se këta njerëz dinë më shumë se kushdo se si të përdorin muzikën si një armë kundër forcave të negativitetit; duke e zëvendësuar atë me goditje tingujsh pozitiv. Nëse ju jeni të hapur për një përvojë të tillë, atëhere kjo performancë mund të ndryshojë jetën tuaj gjithashtu.

DASTID LATIFI “DAS” njeri prej artistave eksploziv në skenen Kosovare i njohur për tekste vullgare dhe kritika ndaj rutinës dhe mënyrës së të jetuarit në qytet.

 LABINOT SPONCAD’N’B DJ / producent i cili me magjinë e tij tregon se kultura e dnb’ skenës Kosovare është shumë e gjallë; përndryshe, “shok e shoqe Labi është shumë dark për me kon soft”.

 PINKMETAL grup i koncentruar në pozitivitet dhe vallëzim të inspiruar nga shumë artistë dhe këngëtarë të huaj e vendorë (mesatarisht 2.5 insipirime per kokë). Me diverzitetin e tij të inspirimit, mund të thuhet që ky grup i përket zhanrit Punk, post-Punk, Eksperimental Rock, Post-Prit, Fast-Plast etj.

 POR-NOPas 8 vitesh pauze me koncerte, Por-no kthehen me line-up dhe material të ri përplot energji. Bendi në përbërje ka Dritëro Nikqin (vox & gitarë), Krenar Ismailin (violinë), Jeton Shalën (bas) dhe Enes Bajramliqin (tupana). Pas albumit “Koke plot fotografi”, mini-albumit “Aeroplanat shkojnë e vijnë” dhe muzikës për filma, Por-no vazhdojnë me frymën tipike që e sollën para disa vitesh.

 NR + MONO 10 vjet pas egjelit, albumi që e ka ndryshuar kuptimin e Hip Hop’it Shqip, “NR” Bim Bimma & ErgenR performojnë për herë të parë në Prishtinë bashkë me bendin e vetëm Shqipëtar të muzikës Hip Hop “Mono” / Taula-Gitare, Suki-Bass, Dugi-Keyboard, VLN – Drums. “Live secili tingull që nihet“.

JERICHO– Muzika e Jerichos është një shkrirje e zhanreve rok, alternative, elektronike dhe tradicionale etnike e cila është muzikë karakteristike Shqiptare për rajonin e Kosovës dhe të Shqipërisë Veriore. Tekstet e këngëve janë shkruar në përgjithësi në dialektin gegë e cila flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë Veriore, e përdorur gjithashtu shumë shpesh në poemat epike Shqiptare. Këngët e Jerichos janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve Shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacione të ndryshme radiofonike të pavarura dhe alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.

 

 

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?