Kur nderrohet ora per vitin 2011?

Nesër më 30.10.2011 kthehet njehsimi dimëror i kohës. Në orën 3 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 2. Ora e dimrit do të zgjasë deri të dielën e tretë të muajit mars 2012.

Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit. Qëllimi i ndryshimit të orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.

Ndërrimi i tillë i orës e ka fillesën në shekullin XVIII, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin. Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur, sepse kursimet ishin të pakta.

Në vitin 1907, kjo teori u përmend sërish nga britaniku William Willet, ndërsa në vitin 1916 Britania votoi që të bëhet lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

Ky ndryshim u bë standard që nga viti 1974, pas krizës së parë të madhe të naftës.

Si ligj evropian, ndryshimi në rajon u vendos në vitin 1981. Norma evropiane vendosi datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas), që tani janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Burimi:/Telegrafi/

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?