Kajmakçiu Pando

Sot vendosa t`ju flas per nje vend te preferuar timin ne Stamboll.

Kajmakçi Pando.
Ky dyqan i vogel i hapur qe ne vitin 1895 , vazhdon ende me sukses te jete nje nga vendet me te pelqyera dhe te famshme per te bere mengjesin ose brunch sic perdoret ne kohet e sotme dendur;)
Dyqani ndodhet ne Beshiktash, Stamboll dhe nese ju bie rruga per andej po jua them se e gjeni fare lehte eshte prane Dolmabahce Place dhe Hotel Conrad , me sakte ndodhet ne brendesi te carshise se Beshiktashit.

Une per vete e frekuentoja shpesh pasi e kisha afer.
Pando ,pronari dhe menaxheri i moshuar i kesaj kioske , e drejton vendin e tij se bashku me gruan e tij qe prej shume vitesh kur e ka marre persiper nga i jati.
Vendi eshte shume i vogel nuk i kalon 20 metra katrore, dhe me thene te drejten nuk eshte se ka ndonje pajisje shume moderne dhe te shndritshme por ama eshte serish shume i kendshem me ato dollapet e tij ngjyre blu dhe dyshemene me pllaka te vjetra qe i shtojne kioskes ndjesine dhe kujtimet e bukura te se kaluares.
Edhe menyra e sherbimit, por edhe menuja eshte e tille.
Ne menune e tij perfshihen : kajmak (qe perfitohet nga qumeshti i rrahur i buallices  (miss deizi hi ;) i cili eshte dhe specialiteti i dyqanit , qumesht i zier , kos, mjalte,fergese ne stilit turk, dhe mengjes bullgar (Pando eshte me origjine bullgare).

Sa i perket shijes se te gjitha gjerave te servirura por sidomos kajmakut dhe mjaltit , te shoqeruara perhere me franxholla speciale te sapodala nga furra , ato jane speciale.

Piket negative per kete kioske simpatike jane , mungesa e pastertise (fundja drejtohet nga nje cift i moshuar) , paqendrueshmeria ne cmim (Pando i rrumbullakos vete si do ) dhe fytyra perhere e vrazhde dhe nervoziteti qe ky cift ka ne sherbim e siper.
Por megjithate ama kjo nuk e ka penguar kete vend te futet neper listat top 10 te restoranteve me te mira per te bere megjeset ne Stamboll.
Dhe une ju them se duhet vizituar sido qe te jete pasi do te jete nje eksperience e vecante .
Ju befte mire nese ju bie rruga andej.

 

Burimi:  http://yummania.wordpress.com

 

  • Gentian

    Ju lutem a mund tme gjeni GPS hartat e europes per Samsung Galaxy Tab 10.1 ,por ti perdor hartat pa internet,falas ??? FLM

Qysh me pastru melçinë me pije natyrale?

Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?