Çka kur të ndodhë grindja e parë në lidhje?

Lumturia juaj nuk kishte skaj kur më në fund u bëtë çift, por kur erdhi deri te konflikti i parë verbal, u gjende në një situatë plotësisht të re, të papërjetuar më parë. Nuk ka djalë apo vajzë që nuk janë grindur, pasi që në secilën lidhje natyrisht herë do kur do vjen deri te konflikti dhe grindja. Edhe pse nuk janë aspak të këndshme, ekspertët pohojnë se këto në disa raste, pra grindjet, mund të jenë të dobishme pasi që zgjidhin disa probleme.

Arti i grindjes

Më e rëndësishmja nga të gjitha është të mbizotëroni “artin e grindjes”, përkatësisht realizimin e grindjes së argumentuar. Para së gjithash, fol për ndjenjat tuaja, sqaroji të dashurës apo të dashurit çka të pengon dhe çka nuk të fle në zemër. Vini në pah problemet të cilat shkaktojnë zemërimin tënd dhe tregoja këtë atij/asaj. Shumë djem në të vërtetë nuk ia vënë veshin asaj që ia ngre nervat femrës, dhe e kundërta, dhe për këtë asaj/atij sqaroni çka të mundon.

Për shembull nëse “të çmend” që kurrë nuk i përmbahet kohës së saktë të takimit tuaj dhe për këtë gjithmonë duhet ta prisni (që të mos përmendim se sa pakëndshëm është për shembull dimrit kur temperaturat bëhen gjithnjë e më të ulëta, ndërsa ju jeni në kombinimin për mbrëmje e cila përfshin minifund dhe çizmet të cilat nuk janë shumë të nxehta), duhet t’i tregoni për këtë problem.

Sqaroni se ndiheni tmerrshëm që nuk vjen me kohë dhe herën tjetër t’ju paralajmërojë se do të vonohet. Gjëja ndoshta fshihet në faktin se e vlerëson gabimisht kohën dhe nuk fillon të përgatitet kur duhet dhe për këtë vonohet.

Dëgjojeni edhe palën tjetër

Nëse dëshiron lidhja juaj të zgjasë, është e rëndësishme ta dëgjoni edhe palën tjetër. Kurrë nuk ka vetëm njëri të drejtë, ndërsa tjetri plotësisht gabim. Është e nevojshme që në të gjitha të gjeni kompromis. Edhe suksesi i vogël kur të gjendeni në gjysmë të rrugës së lidhjes është sukses i madh.

Me rastin e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta, përpiqu të jesh korrekt, “futuni” në lëkurën e të dashurës/të dashurit tuaj. Në vrullin e konfliktit verbal dinë “të fluturojnë” shumë fjalë të shëmtuara e të pamenduara, prandaj është mirë të përqendroheni, ta kontrolloni veten dhe sa më parë të ndalesh para se të lëndosh të dashurin/të dashurën.

Thuaj “stop” dhe thellë merrni frymë dhe më së miri përpiqu ta lësh bisedën për më vonë, kur të jesh i aftë për bisedë të qetë dhe të argumentuar.

Thoni diçka pozitive

Me rastin e secilës kritikë përpiqu të thuash diçka pozitive, kështu që edhe kritika do të pranohet më lehtë. Gjithsesi përpiqu të shmangësh fjalët si “kurrë” apo “gjithmonë”, dhe mundohu të mos përmendësh diçka nga e kaluara pasi që kjo vetëm mund të përkeqësojë gjërat.

Kurrë mos u mundo të nxitësh ndjenjën e fajtorit te partneri juaj, asgjë nuk do të arrish, ndërsa ai ose ajo vetëm që do të ndihet shumë keq. E dimë që në vrullin e grindjes është vështirë ta ruani gjakftohtësinë, por vlen të përpiqeni, pasi që nëse mundoheni do ta ruani edhe dashurinë tuaj.

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?