Cilët janë përbërësit natyral për një grim të mirë?

Grimi mund të bëhet me të gjithë përbërësit natyralë të cilët janë më pak toksik se sa grimi që është i prodhuar në mënyrë artificiale. Disa përbërës artifical janë shumë toksik dhe thuhet se janë klasifikuar si kancerogjene. Makijazhi (grimi) vihet në lëkurën tonë, e cila absorbon çdo gjë që  vëmë në të.

Dylli i Bletës

Dylli i bletës është përdorur me shekuj si përbërës kryesor në kozmetikë. Punon në mënyrë të shkëlqyer si bazë për krijimin e produkteve të ndryshme në kozmetikë, si kremërat dhe buzëkuqet. Dylli i bletës është komplet jo-toksik dhe krijon një barrierë mbrojtëse për lëkurën. Shumë produkte jo-toksike kanë dyllin e bletës si njëri nga përbërësit më të rëndësishëm.

Kozmetikë natyrale nga pluhuri dhe argjili

Një kozmetikë natyrale nga pluhuri dhe argjili posedon përbërës që gjinden gati në të gjitha produktet natyrale për grim. Ato ndihmojnë të absorbojnë vajrat në fytyrë dhe zvogëlojnë shkëlqimin. Ato po ashtu largojnë njollat dhe bëjnë që lëkura juaj të jetë më e butë dhe me një pamje më të lëmuar.

Pigmente natyrale

Ngjyra të ndritshme të buzëkuqeve dhe produkteve të tjera të ndryshme mund të krijohen me pigmente natyrale, të cilat ofrojnë mundësi të ndryshme rreth ngjyrave, pasi ato janë të vërteta dhe tejet të gjalla. Ato përshtaten mirë në lëkurë dhe nuk zbehen lehtë.

Vajra të dobishme dhe që kujdesen për lëkurën tonë

Shumë produkte përfshijnë vajra natyrale për kujdesin e lëkurës tonë, si për shembull: vajra nga kokosi, nga luledielli. Ato bëjnë që lëkura të jetë e njomë dhe kujdesi të jetë në nivel. Përveç kësaj, këto vajra janë anti-oksidante për lëkurën tonë.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?