Cilat Jane Videot me te Shikuara ne YouTube ne Vitin 2011?

Çka kanë të përbashkët Andy Samberg, një mace dhe Darth Vader në versionin e vogël? Të gjithë janë shumë të dashtur, por më e rëndësishmja është se janë pjesë e listës së 10 videove më të shikuara në YouTube.

Përdoruesit kanë klikuar play në videot në YouTube më shumë se 1 trilion here gjatë këtij viti, ku sensacioni “E premtja” nga Rebecca Black ka zënë vendin e parë si video klipi më i shikuar. Edhe pse “Friday” tani ka vetëm 12 milion shikime (rreth 60 milion më pak sesa video e renditur në vendin e dytë), numri është jo i saktë për shkak se një version i mëhershëm i videos së Black ka pranuar rreth 167 milion shikime para se të largohej, duke shkuar në një total prej 179,869,966 shikimesh deri më datën 16 dhjetor.

Youtube rendit videot në bazë të shikimeve prej tërë botës dhe është e kuptueshme se nuk përfshin video prej studiove filmike e muzikore të njohura botërore.

Reklama “The Force” e Volkswagen (mbi 45 milion shikime) ishte e vetmja reklamë në listë që buronte nga një markë e njohur industrial, ndërsa The Lonley Island nga ylli Andy Samberg prej grupit SNL, ishte i vetmi grup me dy video (Jack Sparrow, me 60 milion shikime dhe The Creep me 48 milion), që arritën në top dhjetë.

YouTube në anën tjetër shkruan komentin e saj vjetor “YouTube Rewind”

“Sot, ne shikojmë prapa përmes videove dhe kanaleve që kanë absorbuar vëmendjen tonë kolektive globale gjatë këtij  viti. Për të kompajluar këto lista, ne kemi shikuar numrin e përgjithshëm të video shikimeve gjatë tërë vitit, dhe në disa raste, ne kemi thithur pamjet përgjatë versioneve të shumta të të njëjtës video. 

Viti 2011 ishte një vit i mahnitshëm me kanale dhe yje të reja, kreativitet të jashtëzakonshëm dhe natyrisht, Rebeca Black. Ishte gjithashtu një vit i fuqishëm për tregime të ndryshme në YouTube, gjersa njerëzit shikonin dhe dokumentonin shfaqjen e fatkeqësive natyrale, duke prekur momente personale dhe momente të protestave.”

Shikoni videot në vazhdim:

#10 – Cat mom hugs baby kitten

#9 – The Force: Volkswagen Commercial

#8 – Maria Aragon – Born This Way (Cover) by Lady Gaga

#7 –The Creep (Feat. Nicki Minaj And John Waters)

#6 – Look At Me Now – Chris Brown ft. Lil Wayne, Busta Rhymes (Cover by @KarminMusic)

#5 – Nyan Cat

#4 – Talking Twin Babies

#3 – Jack Sparrow (feat. Michael Bolton)

#2 – Ultimate Dog Tease

#1 – Rebecca Black – Friday – Official Music Video

/pcworld.al

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?