Cilat jane Sekretet e nje Martese te Lumtur?

Sekreti mbi nje martese te lumtur ne te vertete nuk eshte nje sekret, por merr shume kohe. Por nese investoni kohe ne martese, shperblimet me te vertete ia vlejne. Kur thoni dy fjale, “Une Pranoj”, atehere ato duhet te thuhen me plote deshire per pjesen e mbetur te jetes suaj. Ka disa rregulla qe nuk jane sekrete, ata do te vijne ne menyre natyrale, nese aktualisht e doni personin qe jeni martuar dhe keni nje deshire ne zemer per te mbajtur nje martese te lumtur.

Hapi 1:

Sekreti me i rendesishem i nje martese te lumtur eshte komunikimi. Bashkeshorti juaj duhet te jete shoku me i mire, personi i vetem ne bote qe mund t’i tregoni sekretet me te medha dhe me te rendesishme. Ai nuk do ju gjykoje apo denoje juve per çdo gje qe ndani me te. Mirepo, ju duhet ta degjoni ate dhe kurre mos ta gjykoni ne lidhje me ate se çfare ju thote juve. Kjo linje e komunikimit te hapur, nuk do te lejoje hapesire per genjeshtra apo mashtrime.

Hapi 2:

Trajtojeni çdo dite sikur te ishte dita juaj e fundit. Gjithmone tregoni atij/asaj se ju e dashuroni, dhe sigurohuni se kjo te jete gjeja e fundit qe degjoni para se te ndaheni. Nuk ka rendesi se a eshte para gjumit, para shkuarjes ne pune apo ne dyqan. Lejoni qe bashkeshorti/bashkeshortja te dije se sa e çmoni kontributin ne martese. Falenderoni bashkeshorten tuaj per dreken e pergatitur, falenderoni bashkeshortin per mendimet e tij, apo kur largon mbeturinat nga shtepia. Nje martese e lumtur bazohet varet nga ky rregull.

Hapi 3:

Ky rregull eshte nje nga me te rendesishmit. Gjithmone , gjithmone , tregoni partnerit tuaj se sa atraktiv eshte. Nese bashkeshortja juaj eshte e ulur ne divan, pa grim, shikojeni ate dhe tregojini se sa e bukur eshte. Ajo do te dije se nuk eshte aq e vertete, por do ju dashuroje me shume. E njejta vlen per bashkeshortin tuaj. Kur vjen nga puna i lodhur, i papaster nga puna, shikojeni ate dhe tregojini se sa i pashem eshte. Ai do te dije se eshte ne gjendjen me te keqe, por do te ndjeje nje afeksion mbi ju. Duhet te ndiheni atraktivë ne sy te te tjereve. Nje martese e lumtur varet ne keto fjale te thjeshta.

Hapi 4:

Mos u frikesoni te debatoni. Kjo do te jete nje ndihmese per te pastruar frustrimet dhe ne fund do te shihni se do jeni me te afert se kurre. Vetem duhet te keni kujdes se çfare thuani, pasi disa fjale nuk mund te kthehen prapa. Mendoni para se te flisni ! Nje sekret i mire per nje martese te lumtur eshte qe kurre mos shkoni ne shtrat te hidheruar me njeri-tjetrin.

Hapi 5:

Gjithmone gjeni kohe per njeri-tjetrin. Kurre mos e beni partnerin tuaj te ndihet i fyer. Bashkeshorti/Bashkeshortja juaj eshte personi me i rendesishem ne jeten tuaj. Kurre mos e beni partnerin tuaj te jete ne plan te dyte. Puna eshte pune, por partneri juaj eshte jeta juaj. Nuk do te deshtoje martesa juaj nese gjeni kohe per njeri-tjetrin.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?