Cilat janë gabimet më të shpeshta të modës?

Nuk e kemi të vështirë t’i vlerësojmë të tjerë dhe të komentojmë stilin e tyre të modës dhe të konstatojmë se në çka kanë gabuar, me çka e kanë e tepruar dhe çka u mungon. Por, me më pak objektivitet e shohim veten. Ja në çka më së shpeshti gabojmë.

– Ngjyrat e gabuara– Në femrën tjetër shumë shpejt do të hasni se fustanin e kam shumë me ngjyrë të çelët marrë parasysh mjedisin ku gjendet dhe ajo duhet ta vishte një më të mbylltë. Njihni lëkurën tuaj dhe nuancat e flokëve dhe përshtatni ngjyrat që u përgjigjen.

– Madhësia e gabuar– Jini të sinqertë ndaj vetes kur të blini diçka. Nëse futeni në xhinse më të vogla, vetëm që do të vini në pah të metat. Rrobat të cilat u përshtaten me madhësi do të duken shkëlqyeshëm në ju marrë parasysh formën dhe peshën e trupit.

– Jini rob i trendëve të modës– Mos kopjoni secilin trend të ri nëse nuk jeni të sigurt që do t’u përshtatet. Nuk janë bash për të gjithë “skinny” xhinset, “max-i” fundet etj.. Vlerësoni çka më shumë i përshtatet figurës suaj, dhe nëse nuk mundeni veten ta shihni me sy kritik, pyesni miqtë për këshilla.

– Rrobat e gabuara të brendshme– Keni menduar se me rroba të brendshme vështirë mund të gaboni. Gaboni. Rrobat e brendshme nuk duhet “t’u vizatohen” dhe të shihen. Vishni rroba cilësore të cilat u përshtaten.

– Funde të shkurta– Ruajeni intimen tuaj për veten dhe harroni në minifund të shkurta.

– Shumë ngjyra– Ndoshta jeni person i lumtur dhe pëlqeni rrobat me shumë ngjyra, por shmangni sa të mundeni ato pasi që krijojnë konfuzion vizual. Më së miri do të ishte t’i kombinoni dy deri në tri ngjyra.

– Shumë shtesa të modës– Shtesat si dorezat, qaforet dhe të ngjashme vërtetë do të bëjnë nga ju “perëndeshë të stilit”, por mos e tepron se do të arrini kundërefekt.

– Këpucët që nuk përshtaten me rrobat– Me këtë rast nuk mendojmë për femrat të cilat me tuta mbathin këpucë me take, që është rreptësisht e ndaluar. Mendojmë në të gjitha kombinimet tjera të cilat nuk i kanë këpucët adekuate të cilat shumë lehtë mund të prishin kombinimet e modës.

– Rrobat që nuk i përshtaten rastit– Gjithmonë mendoni në atë se ku shkoni dhe në përputhje me këtë përzgjidhni rrobat. Shpesh femrat shëtisin në qytet duke zgjedhur për trup rroba që vishen në shtëpi apo mbajnë në trup kombinime të cilat janë të dedikuara për raste solemne të cilat më shumë do t’i përshtateshin qilimit të kuq sesa një dite të zakonshme.

– Grimi i papërshtatshëm– Nuk ka asgjë më pikëlluese dhe më të tmerrshme se sa të shihni grim “të rëndë” në plus 38 gradë celsius apo pudrën e vendosur keq e cila shihet nga aeroplani, ndërsa pastaj edhe gojën të kufizuar me laps. Supozojmë që këso gabime megjithatë nuk bëni, por sidoqoftë jini të kujdesshme me grimin.

– Materialet joadekuate– Vishuni ashtu që rrobat t’i përshtaten sezonit. Materialet e rënda harroni në dimër sa do që duken bukur, ndërsa në dimër harroni bluzat e shkurta nga të cilat “u shihen” veshkat. /zeri.info/