Cilat Jane Disa ide mbi nje Mengjes te Shijshem?

Kur jeni duke nxituar shume ose keni mjaft kohe per nje mengjes gjate fundjaves, nuk ka arsye qe te mos kenaqeni me nje mengjes te shijshem. Duke filluar diten tuaj me nje mengjes te mire – fillon punen metabolizmi juaj dhe ju ndihmon te ndiheni te fresket, kurse duke ngrene nje mengjes te balancuar me ca proteina do t’iu ndihmoje qe te mos ndiheni teper te uritur para drekes.

Pije me ca perberes te ndryshem

Nje pije me ca perberes te ndryshme do te ishte e shkelqyer per njerezit qe jane duke nxituar dhe nuk kane me shume se 10 minuta kohe. Ka nje numer te shumte per kombinimet qe mund te behen. Provoni te perzieni qumesh, dredheza te ngrira, pak mjalte dhe ca bajame te papjekura per nje fillim te fresket. Ju nevojitet kafeine? Perzieni nje espresso, pluhur te kakaos, qumesht, banane te ngrira dhe akull.

Sanduiçe

Duke pasur shume lloje te bukes dhe te zgjedhesh shume perberes brenda, mund te krijoni shume lehte nje sanduiç per çdo kend. Mund te pergatitni ca veze ne forme te nje omleti duke i kombunuar me domate, qepe te fresket,majdanoz dhe pak proshute, apo mund te provoni ndonje te ide te qelluar nese keni.

Mbeshtjellni perberesit

Duke marre disa perberes per t’i mbeshtjellur pastaj, me te vertete do te keni nje mengjes tejet te shijshem. Provoni te preni ca veze te ziera, perzieni me domate te prera, laker te kuqe, tranguj te prere dhe ne fund hedhni pak salce djegese. Perparesi per keta lloj te sanduiçeve eshte se ata mund te pergatiten nates, te futen ne frigorifer dhe ne mengjes te jene gati.

Gatuani

Kur gatuani diçka, nje avantazh eshte se mund te sherbeni per disa persona dhe ne mengjes do te keni me shume kohe per te fjetur apo per te bere diçka tjeter. Per te gatuar diçka te mire, kombinoni veze te rrahura dhe qumesht me  qepe, qepe ne forme kubi, copa buke dhe djathe te bluar. Ju pelqen tosti Francez ? Edhe ajo do te ishte zgjedhje e mire.

Qysh me pastru melçinë me pije natyrale?

Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?