Cilat jane Aplikacionet pa pagese per Iphone?

Pasi që keni siguruar telefonin tuaj të modelit iPhone, është e rendit që atë ta përshtatni për nevojat tuaja, ndërsa mënyra më e mirë për këtë është të shikoni çka ofrohet nga aplikacionet pa pagesë. Ekspertët kanë përzgjedhur disa aplikacione të këtilla të cilat konsiderojnë se do të jenë të dobishme për numrin më të madh të përdoruesve.

Facebook

Destinacioni më i popullarizuar kur bëhet fjalë për rrjetet shoqërorë është “Facebook”. Për këtë besojmë që ky aplikacion do të jetë më interesanti për pronarët e rinj të iPhone-t.

Aplikacionin e kanë bërë programerët e Facebook-ut, kështu që për mrekulli është adaptuar me ekranin dhe karakteristikat, ndërsa bëhet fjalë për njërën nga aplikacionet më të popullarizuara për iPhone. Këtë rrjet së fundi janë duke e shfrytëzuar afër një miliarnë njerëz.

New York Times

Të varurit në informacione dhe lajme do të gjejnë burim të mirë për to pikërisht në këtë aplikacion. “New York Times” është gazetë shumë e vlerësuar, kështu që materialet që ofrohen në iPhone as nuk vlen të diskutohen.

Mund të merren lajme nga kategoritë e ndryshme të cilat përdoruesi mund t’i përshtat sipas dëshirave të tij, ndërsa leximi i lajmeve është i mundshëm edhe kur nuk ka qasje në internet.

WordPress

“Wordpress” është softuer shumë i popullarizuar për mirëmbajtjen e bllogëve, ndërsa pasi që sekreti i bllogut të mirë është në mirëmbajtjen e rregullt, lidhja e “Wordpress-it” me iPhone si platformë për celular është logjike. Versioni për iPhone mundëson shkrimin e posteve, vendosjen e fotografive dhe editimin e posteve ekzistuese.

Shazam

Aplikacioni “Shazam” ndihmon në identifikimin e artistit i cili këndon këngën e caktuar. Nëse dikujt gjatë tërë ditës nëpër kokë i është sjellë një këngë e caktuar duke mos mundur assesi ta qëllojë kush e interpreton, do të dijë jashtë mase ta vlerësoja këtë aplikacion.

Weatherbug

Përgjigjet në pyetjet se çka të vishni dhe mbathni nesër në mëngjes dhe se a do të jetë kjo fundjavë kohë mjaft e mirë për të shkuar në piknik, ua ofron aplikacioni “Weatherbug”, “online” parashikimi i motit. Të dhënat që do t’i ofrojë ky aplikacion nuk do të dëshpërojnë as përdoruesit të cilëve parashikimi i motit u është hobi, ofrohen incizime satelitore, harta të parashikimit, ndërsa për disa lokacione madje edhe incizime të videokamerave.

eReader

Ekrani i iPhone-t është mjaftueshëm i madh nga i cili mjaft lehtë mund të lexohet teksti, andaj pse mos ta shfrytëzoni atë për leximin e e-librave. Me aplikacionin “eReader” iPhone bëhet pikërisht një gjë e këtillë, lexues i librave elektronik. Tregjet “online”: “ereader.com” dhe “fictionwise.com” ofrojnë shitjen e librave për këtë aplikacion.

Netnewswire

Lexuesit e RSS kanaleve tipar kryesor duhet ta kenë shpejtësinë, marrjen e vogël me burimet dhe mundësia e shtimit të RSS kanaleve sipas dëshirës. Secili që dëshiron të jetë i informuar në çdo kohë të ditë dhe në secilin vend, do të dijë ta vlerësojë këtë aplikacion.

Google Mobile App

“Google” është shfletuesi më i preferuar i shumicës së përdoruesve të internetit, dhe nuk ka arsye të jetë ndryshe edhe për ata që përdorin internetin në iPhone-n e tyre, për këtë “Google” ka vendosur t’ua lehtësojë qasjen në këtë shfletues me bërjen e aplikacionit pikërisht për këtë gjë.

Light

Një aplikacion shumë i thjeshtë dhe për asgjë spektakular i cili e ndez ekranin e telefonit dhe në të e shfaq ngjyrën e bardhë që të shërbejë si llambë ndriçuese.

Aplikacione të këtilla ekzistojnë edhe për telefona tjerë që iPhone-n e bënë më pak “interesant”, nëse kjo është e mundshme. Megjithatë, kur të gjendeni në hapësirën e errët apo kur natën ndalet energjia elektrike, “Light” do të tregohet shumë më i dobishëm, se për shembull “Facebook-u” i popullarizuar. /zeri.info/

Qysh me kriju restore në iPhone?