Cilat jane Ushqimet e Domosdoshme per Femijet?

Ushqimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës. Andaj, ai duhet të jetë i rregullt dhe i shëndetshëm, duke mos kapërcyer asnjë racion. Në vazhdim do të paraqesim ushqimet, të cilat janë shumë të mira dhe duhet të gjenden doemos në menynë e fëmijëve.

Bananet: janë burim i shkëlqyer i energjisë.

Lakra jeshile: është e pasur me hekur dhe antioksidant themelor – përbërës ushqimor, të cilët janë mbrojtja më e mirë natyrale nga kanceri.

Karota: është shumë e rëndësishme për rritjen, lëkurën e shëndetshme dhe dhëmbët e fëmijës. Karota e freskët ka dyfish sasi më të madhe të vitaminave sesa e karota e zier.

Peshku: paraqet burim të rëndësishëm të vajit esencial omega 3.

Qumështi: përmban të gjithë përbërësit ushqimorë, që u duhen foshnjave që të rriten. Fëmijët edhe pas ditëlindjes së parë të tyre duhet të pijnë më së paku 4.5 dcl qumësht në ditë apo ekuivalent në prodhimet qumështore.

Djathi: është burim i shkëlqyeshëm për eshtra dhe dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Nëse hahet pas shujtës, neutralizon thartësirën, e cila krijon kariesin.

Buka dhe drithërat: kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe karbohidratesh komplekse. Gjithmonë zgjidhni bukën nga mielli integral.

Vezët: janë të pasura me proteina, vitamina dhe hekur.

Mishi: është burimi më i mirë i hekurit. Po ashtu, është i pasur me proteina dhe zink – materiet bazë për rritje, proces të shërimit, kurim të plagëve dhe sistem të fortë imunitar.

Kivi. përmban dyfishin e sasisë së vitaminës C sesa portokalli. Po ashtu, është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave B, vitaminës E dhe mineraleve. /zeri.info/

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?