Cfare Kuptimi kane disa Terma ne Informatike?

Nje fjalor i shkurter me perkthim/shpjegim te disa termave teknologjik.

 

Analog
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali.

ASCII
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit.

Basic
Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së.

BPS
Bits per Second. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë.

Binar
Dual, në dy pjesë apo dy vlera, rrjedh nga gjuha angleze Binary.

Bit
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit.

Boot
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory).

Byte
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.

C, C++
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues “UNIX”. Kjo gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku ka ndryshime në përpunimin e objekteve.

CAD
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D është Pro Enginner (PTC).

CAE
Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.

CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer Numerical Control)

CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit.

CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editorët etj.

CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit.

CD-ROM
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm shenimet tona.

Chip
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues.

CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike.

Code
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar.

Computer
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje.

CPU
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.

Cursor
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendin e veprimit.

Electronic Mail- E-mail
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.

Formatim
Urdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard disku.

Gateway
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësine e sistemeve kompjuterike të lidhur në rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network

Gbyt
1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike.

Hard Disc H-Disc
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet.

Hardware
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.

Hidden Files
Përmbajtjet e fshehura të datave.

HTTP
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet.

ID
Identification-Njohja apo identifikimi

ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të informatave.

KB
1Kilobyte = 1024 Byte, njësi matëse e memorjes kompjuterike.

Keyboard
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë.

LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal.

LCD
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve.

Mailbox
Arka postale elektronike.

Mbyte
1 Mbyte= 1048576 Bytes, njësi matëse e memorjes kompjuterike

MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave.

OS/2
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.

Pixel
Picture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Printer.

PostScript
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin.

Printer
Shtypësi

RAM
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja vetëm për lexim).

ROM
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.

Scanner
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i
dokumenteve në monitor pastaj ku mundet të bëhet përpunimi.

Server
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet
ndrrimi i paswordit.

Software
Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si psh. Pascal, C++ etj

TCP/IP
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes internetit.

Unix
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA.

VGA
Video Graphics Array.

WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është e kundërta e LAN`it.

 

//Falenderojme lexuesin tone Jon per kontributin me kete teme.

  • `Visual^ C#

    CPU – Central Processing Unit – Qendra per procesimin (manipulimin) me te dhena **

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?