Biskota me tërshërë dhe rrush të thatë

Përbërësit

  • ½ gotë gjalpë (115 gram), të zbutur
  • 2/3 e gotës sheqer i kaftë (125 gram)
  • 1 vezë
  • ½ lugë e çajit ekstrakt vanilla
  • ¾ gotë miell (95 gram)
  • ½ luge e çajit kanellë pluhur
  • ¼ lugë e çajit kripë
  • 1 ½ gote tërshërë (120 gram)
  • ¾ gotë rrush i thatë (120 gram)
  • ½ gotë arra (65 gram), të coptuara (arrat janë opcionale)

Biskota me tërshërë dhe rrush të thatë - receta gatimi

Gatimi

Në një enë të madhe përziejmë gjalpin, sheqerin, vezën dhe vanillën derisa masa të zbutet. Në një enë tjetër përziejmë miellin, sodën e bukës, kanellën dhe kripën bashkë dhe pastaj i shtojmë në masën e gjalpit dhe sheqerit. Shtojmë në fund tërshërën, rrushin e thatë (dhe arrat nëse i përdorim).

Masën e fituar e ftohim në frigorifer për pak kohë nësë dëshirojmë biskota më të trasha. Në ndërkohë nxehim furrën në 175 grade Celsius dhe kur furra të ketë arritur temperaturën e duhur i formojmë biskotat e rrumbullakta me një lugë dhe i vendosim në një tepsi të shtruar me letër për pjekje. Biskotat i pjekim për 10 deri në 12 minuta ose derisa të fillon skuqja. I largojmë nga furra dhe i lëmë të qëndrojnë për pesë ose dhjetë minuta në tepsi e pastaj i largojmë.

 

Ju bëftë mirë!

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?