Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me i rregullu rrobat e dimrit? 
Kyçu

Qysh me i rregullu rrobat e dimrit?

Arbona D Arbona D | Mode & Stil | 08 January 2018 | 15:58

Dimri iku. Tani që i keni larë gjithë rrobat e trasha të tij, çështja është ku t’i vendosni deri vitin tjetër, sepse të duket sikur asnjëherë nuk u gjen vendin ideal.

Mos kujtoni që është aq e lehtë.
Rrobat duhen palosur si duhet, varur ose vendosur në një mënyrë të tillë që të rrojnë gjatë.

Me qëllimin për t’ju ndihmuar me punët e stinës, janë pyetur disa ekspertë për ruajtjen e sendeve jashtë sezonit.

Keni parasysh këto këshilla për hapësirat e vogla, materialet me vlerë dhe parandalimin e mykut dhe brejtjes.

Kjo është harta e rrugës drejt gardërobës së freskët dhe të organizuar të rrobave të dimrit.


Një vitrinë për çizmet
Shumica e specialistëve këshillojnë që çizmet të mbahen në kutinë e tyre të vërtetë.

Që mos të dëmtohen “mund të porositet një raft çizmesh ku ato të rrinë në këmbë që është një mënyrë e mirë edhe për t’i ekspozuar” thotë Ginny Snook Scott, specialiste organizimi për California Closets.
Scott thotë gjithashtu që varëset janë alternativa të shkëlqyera edhe për të kursyer hapësirën.

Bli nga ato varëse si kapëse që kapin çizmet bashkë, te qafat dhe vari në një shufër. Scott sugjeron të varësh katër ose pesë në një radhë për të mos zënë vend.

Çizmet shpesh humbasin formën e tyre, por ka një zgjidhje të thjeshtë edhe për këtë.

Maxell Ryan, drejtues dhe themelues i Apartment Therapy, sugjeron “të blesh ca forma këpucësh ose t’u vendosësh bidona apo revista të mbledhura.” Mos e tepro sepse mund të hapen.Kutitë e pastra që përdoren zakonisht për ushqime janë të shkëlqyera për të mbajtur shumë rroba
Blogerja Carley Knobloch përdor kuti transparente për rrobat.


Scott është dakord duke shtuar që këto kuti janë më të mira sesa sirtarët.

Sirtarët, sipas saj, të jenë “vetëm për rrobat që vesh çdo ditë, të brendshme, rroba banje dhe rrobat e përditshme”.
Sa vend zënë është gjithashtu e rëndësishme, prandaj zgjidhje mund të jenë edhe qeset plastike me vakuum.

Por, kujdes, sepse si thotë specialistja e Apartment Therapy, Ryan, “qeset me vakuum mund të kursejnë shumë hapësirë, por ato nuk i lejojnë rrobat të marrin ajër, kështu që përdorini vetëm për një grup të kufizuar veshjesh bluza të thjeshta, pizhame dhe çorape.”

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme