Qysh Me - Qysh me i pastru aksesorët? 
Kyçu

Qysh me i pastru aksesorët?

Arbona Draga Arbona Draga | Mode & Stil | 04 August 2017 | 18:41

Aksesorët që i doni, por që janë dëmtuar, nuk e kanë humbur shkëlqimin përgjithmonë.

Në jetë mund t’i ktheni me ndihmën e disa lëngjeve të cilat besuat apo jo, shpesh i keni në kuzhinën tuaj.

Birra, vodka, uthulla, uji i gazuar dhe keçapi nuk janë të bëra vetëm për t’i konsumuar, por kanë edhe disa qëllime të pabesueshme.

Fjala është për pastrim e aksesorëve të preferuar për të cilët keni menduar se janë të shkatërruara.

Por të gjitha këto lëngje kanë qëllim të veçantë për ruajtjen e unazave tuaja, byzylykëve, zinxhirëve dhe vathëve, varësisht nga ajo a bëhet fjalë për ar, argjend, kristal apo xham.

Birra pastron aksesorët e arit
Aksesorët e arit më së miri i pastron birra, mjafton ta vendosni në një pecetë të butë dhe me te ta pastroni zinxhirin apo byzylykun.

Aksesorin pas kësaj duhet ta fshini me pecetë të thatë që mos të mbesin shenjat e pikuara.

Aksesorët me cirkona nuk rekomandohet t’i lani me birrë sepse mund të dëmtohen.

Uthulla pastron aksesorët e argjendit
Në pastrimin e argjendit ndihmon edhe pasta për dhëmbë.

Ajo përmban fluorid që fshin të gjithë papastërtinë, e më së mirë është ta vendosni në pecetë të butë apo brushë për dhëmbë dhe në mënyrë rrethore ta fshini aksesorin.

Në përfundim aksesori duhet të shpërlahet në ujë të ftohtë dhe të fshihet mirë.
Përveç pastës për dhëmbë, zgjedhje e mirë është edhe përzierja me sodë bikarboni dhe uthull të alkoolizuar.

Në enë vendosni gjysmë filxhani uthull dhe dy lugë sodë bikarbon, më pas futeni aksesorin për dy apo tre orë në te.

Pas kësaj shpërlajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.

Keçapi largon njollat e mbyllëta
Aksesorët e argjendit mund të nxihen, ndërsa këto më së lehti i heq keçapi. Mjafton që aksesorin ta fusim në keçap për disa minuta dhe më pas ta polirojmë me brushë për dhëmbë të bërë me keçap.

Pas kësaj duhet të shpërlahet në ujë dhe të fshihet me një pecetë.

Vodka pastron aksesorët e kristalit dhe xhamit
Për shkak të veçorive korozive, vodka është shumë efikase për të pastruar kristalet dhe xhamat.

Ajo pastron edhe gurët që janë të vërtet edhe ata të rrejshëm, mjafton që këtë pije alkoolike ta qitni në një pecetë dhe me te ta fshini.

Uji i gazuar pastron gurët e çmueshëm
Në pastrimin e gurëve të çmueshëm si diamanti, rubini, safiri apo smaragdi ndihmon uji i gazuar.

Rekomandohet që gurin e çmuar ta hidhni në një gotë të mbushur me ujë të gazuar dhe ta lini gjatë gjithë natës.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme