Qysh Me - Qysh me i ditë regjimet që duhet ndjekur modelet? 
Kyçu

Qysh me i ditë regjimet që duhet ndjekur modelet?

Arbona D Arbona D | Mode & Stil | 02 November 2017 | 17:34

Shumë shpesh është treguar se modelet kalojnë nëpër shumë dieta dhe ushtrime strikte para se të dalin në sfilatë mode apo para foto sesioneve për kompanitë që përfaqësojnë.

Ato me të vërtet duket se për njerëz normal janë të pamundura dhe se është vështirë t’i mbash. 

David Gandy ka thënë për një interviste se para se një herë para se të dilte para kamerave, fotografet i kishin thënë se kripa nuk i lejohej për dy ditë dhe uji duhej të konsumohej sa më pak para se te bënin fotografitë.

Ai tha se fotografet i kishin thënë se kripa dhe uji të fryjnë dhe se për dy ditë duhej të mos konsumoheshin asnjëra.

Ndërsa Adriana Lima ka thënë se kur është koha e sfilates së Victoria Secret ajo fillon të ushtrojë në palestër për çdo ditë.

Ajo ka thëne se ushtrimet intensive i fillon në gusht, ndërsa sfilata mbahet në dhjetor.

Ajo çka është dukur më se e çuditshme është se Lima gjithashtu ka thënë se 12 ore para shfaqjes ajo nuk guxon të konsumojë as edhe një gotë ujë apo lëng, në mënyrë që t’i ikë fryrjes.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme