Qysh Me - Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat? 
Kyçu

Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat?

Arbona D Arbona D | Mode & Stil | 05 September 2017 | 19:12

Mjekët thonë se takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjave.

Ja, disa nga problemet shëndetësore që rezultojnë nga përdorimi i takave të larta:

Dhimbja e shpinës: Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjave.

Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës.

Tendosje të thembrave: Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyrë.

Shputa e këmbës: Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalancë dhe pesha e trupit përqendrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mos rritja e thonjve: Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme