Qysh Me - Qysh me e largu erën nga këpucët? 
Kyçu

Qysh me e largu erën nga këpucët?

Arbona Draga Arbona Draga | Mode & Stil | 12 September 2017 | 19:08

Me të vërtet, era e pakëndshme e këpucëve është bezdisëse. 

Ne detyrohemi t’i pastrojmë shpesh ato, dhe t’i mbajmë në ambiente të hapura për të eliminuar erën e rëndë të tyre.

Thuhet se këtë erë të pakëndshme të këpucëve, e shkakton lagështia dhe prania e baktereve.

Ja çfarë duhet të bëni për të eliminuar erën e pakëndshme nga këpucët:

Sodë buke – Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës.

Para se t’i mbathësh në mëngjes, pastroji nga soda.

Mbeturina prej letre - Një sasi letrash të bëra bashkë vendosi në këpucë gjatë natës.

Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.

Në akull - Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer.

Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme