Qysh Me - Qysh me dallu çantën origjinale nga ajo false? 
Kyçu

Qysh me dallu çantën origjinale nga ajo false?

Arbona D Arbona D | Mode & Stil | 12 October 2017 | 17:28

E keni kërkuar për një kohë të gjatë.

Keni pasur sytë në një çantë të veçantë.

Keni ruajtur të holla dhe më në fund jeni gati për të blerë atë keni kërkuar prej kohësh.

Por, para se të bëni një gjë të tillë, kujtoni se ka shitës të etur të cilët edhe mund të ju shesin kopje.

Më poshtë gjeni udhëzuesin se si të zgjidhni një çantë origjinale, dhe ta dalloni nga kopjet e rreme.

Jeni të vëmendshëm në detaje:

Çdo artikull  i prodhuar nga çdo markë e famshme në mbarë botën është i kontrolluar me shumë kujdes për defektet para hedhjes së saj në treg.  

Të gjitha qepjet duhet të jenë të përkryera.  

Kështu që nëse shitësit  përpiqen  të iu bindin  se ky është vetëm një defekt i prodhimit, mos e besoni.

1. Numri serik

Numri serik  është një nga shenjat më të rëndësishme të origjinalitetit.

Etiketa me është e bashkangjitur me numrin, duke e bërë të pamundur për të hequr pa e dëmtuar atë.

Artikujt e  rremë zakonisht kanë një numër  të ngjitur diku në sipërfaqe.

Image

 

2. Materiali

Një markë e njohur nuk do të përdorte lëkurë të fortë.

Ata përdorin vetëm materiale fine, me cilësi të lartë.  

Disa çanta dore mund të jenë të buta dhe elastike, por të gjitha ruajnë formën e tyre pa marrë parasysh çfarë bartin brenda.

Image

 

3. Emrat e markave

Ndonjëherë mund të jemi të dhënë shumë pas detajeve të tjera, dhe nuk  e vëmë re gjënë kryesore: emrin e markës.

Çuditërisht, artikujt e rremë shpesh kanë  emra të markave të shtypura në fonte të ndryshme, letra e njollosur, apo edhe me gabimeve ortografike.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme