Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me instalu aplikacionin qw informon mbi emergjencat? 
Kyçu

Qysh me instalu aplikacionin qw informon mbi emergjencat?

Arbona D Arbona D | Mobil & Telefoni | 05 February 2018 | 10:34

UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë lansuar aplikacionin për telefona të mençur (smartphone) “Aplikacion i Menaxhimit Emergjent në Kosovë – AMEK”.

Ky aplikacion do të mbështesë në mënyrë inovative përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në Kosovë.

Është një aplikacion mobil i thjeshtë, i dobishëm dhe interaktiv (Android, iOS dhe Windows Phone) që do t’i informojë qytetarët në kohë reale mbi ngjarjet emergjente dhe fatkeqësitë aktuale si: vërshime, rreshje të mëdha të borës, thatësira, dhe rreziqe tjera meteorologjike, zjarre, shkatërrim i mjedisit, epidemi, probleme në infrastrukturë komunale, aksidente trafiku, demonstrata, protesta, etj.

Fushatën për këtë projekt e drejton Kryqi i Kuq i Kosovës. Aplikacioni është gratis dhe mund të merret duke klikuar në linqet për: Apple iPhone, iPad (iOS)

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme